Shtëpia e Bardhë: Jouniteti në Bashkësinë Ndërkombëtare në lidhje me Sirinë tani për tani nuk i lejon SHBA-së të jetë më e vendosur
Mungesa e unitetit në Bashkësinë Ndërkombëtare në lidhje me Sirinë tani për tani nuk i lejon SHBA-së dhe aleatëve të saj të ndërmarrin veprime më vendimmarrëse për zgjidhjen e konfliktit të armatosur në vend, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni.
Deklarata e këtillë e Karnit është dhënë si përgjigje e pyetjes me çka dallon situata në Siri nga ajo në Libi vitin e kaluar, ku gjithashtu bëheshin luftime midis forcave qeveritare dhe kryengritësve.
Ai sqaroi se gjatë ngjarjeve libiane opozita e bashkuar ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare intervenim në konflikt, me qëllim që të mos lejohet numër i madh i viktimave civil.
"Për këtë çështje u arrit konsensus si në nivelin ndërkombëtar ashtu edhe në atë rajonal - në Këshillin për Siguri të KB-së dhe Ligës Arabe. Tani nuk ka një gjë të këtillë", theksoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, duke shprehur dëshpërim nga fakti se Rusia dhe Kina i vendosën veto tre rezolutave kryesore të KS-së së KB-së në lidhje me Sirinë dhe presidentin Bashar al Asad.
Karni sërish shprehu bindje se "ditët e Asadit janë të numëruara", ndërsa vendet të cilat edhe më tej e mbështesin bëjnë gabim të madh.