Qeveria mbrëmë sërish ka aplikuar masën intervenuese për blerje të miellit nga importi për të parandaluar destabilizimin e tregut vendor të drithit.
Sipas vendimit qeveritar, importi i grurit do të kushtëzohet edhe këtë vit me blerjen obliguese në raportin 1:3 për grurin dhe 1:4 për miellin. Kjo do të thotë se për 3 kg të blerë grurë vendor mund të blihet 1 kg miell importi.
Kjo sipas ministrit të bujqesise Ljupço Dimovski do të kontriboje në stabilizimin e tregut dhe ruajtjen e prodhuesve vendore, me këtë do të ruhet edhe çmimi i prodhimeve të grurit.
Por prodhursit e grurit dhe mullisët thonë se kjo masë e qeverisë është e vonuar pasi një pjesë e kompanive që importojnë miell e shfrytëzuan periudhën e vakuumit dhe tash i më i mbushën hambarët me rezerva të grurit dhe miellit të importuar.
As sot nuk u arrit mareveshje për çmimin grumbullues të grurit vendor për shkak të rregullores të re për cilësinë. Çmimi përfundimtar do të dihet pas një jave. Në mbledhjen e parë me drejtuesit e resorit bujqësor, prodhuesit e grurit kërkuan 15 denarë për 1kg drithë bukë.
Të mërkurën e ardhshme do të dihet se cili do të jetë çmimi përfundimtar blerës i rendimentit të sivejtëm të drithit.