7 mijë e 600 qytetarë janë paraqitur në konkursin e fundit për policë të shpallur nga Ministria e Brendeshme, vetëm 300 më të mirët do të pranohen në këtë konkurs. Ministrja e Brendeshme Gordana Jankullovska deklaron se shpallja e rezultateve të konkursit do të zgjasë për shkak të numrit të madh të kandidatëve të interesuar por procedura deri në fund do të jetë transparente.
Ministrja theksoi se për momentin po bëhet klasifikimi i kandidatëve në aplikimin softuerik e cila do ti krahasojë rezultatet në bazë të parametrave të ndryshme, faza tjetër eliminuese është kontrolli i aftësive motorike, e cila pritet pas disa ditësh. Për ueb faqen e ministrisë të sulmuar nga hakerët, Jankullovska deklaroi se pas hakerimit të faqes së MPB-së, e cila ndodhi para disa ditësh, ajo nuk është dëmtuar seriozisht, dhe po punohet në gjetjen e autorëve.
“Për fat të mirë, nuk kishte dëm serioz, nuk kishte fshirje të disa informatave, depërtim në sistemin kompjuterik ose diçka që do të mund ta rrezikojë më seriozisht sigurinë e sistemit të MPB-së. Arritëm të parandalojmë dëmtim të mëtejshëm ose depërtim. Ueb faqja për momentin është tërësisht funksionale, janë refuzuar sulmet dhe tani punojmë në zbulimin e grupit ose individit që e ka bërë atë”, deklaroi Jankullovska.