Sporte tjera

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:56

FHK, takime të shumta në Konfederatën Mediterane

FHK, takime të shumta në Konfederatën Mediterane
Të shtunën e kaluar, në Francë me iniciativën e Federatës Franceze të Hendbollit u mbajt takimi i federatave anëtare të Konfederatës Mediterane të Hendbollit me shtetet nga Evropa, ku për herë të parë morri pjesë edhe kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja në cilësinë e vëzhguesit, pasi FHK-ja pretendon të anëtarësohet edhe në këtë asociacion sportiv të hendbollit.

Ky takim kishte karakter më shumë promovues të hendbollit si dhe lobimi para Kongresit të rregullt zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Gjatë takimit në Paris ishin këto tema në agjendë: Rritja e aktiviteteve të hendbollit në rajon, Bashkëpunimi në mes të federatave kombëtare, Ndërtimi i strategjisë për të zhvilluar më tej hendbollin dhe Mbështetja e kandidatit francez për organet e EHF-it për Kongresin e 11-të të EHF-it që mbahet në Monte Carlo më 22/23 qershor 2012.

Në takim ishin prezentë shumë personalitete evropiane të hendbollit, me të cilat kryetari Devaja pati takime lidhur me lobimin për anëtarësim të FHK-së me të drejta të plota në EHF për Kongresin e 11-të të EHF-it që mbahet në Monte Carlo më 22/23 qershor 2012, dhe në veçanti takimi me njeriun e parë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit presidentin, Hassan Moustafa, nga i cili mori premtime për mbështetje, me ç`rast sot zyra e IHF-it i dërgoi FHK-së gjegjësisht kryetarit Devaja shkresën zyrtare me përmbajtjen nga takimi i mbajtur. 

Po ashtu, FHK-ja ka aplikuar zyrtarisht edhe për pranim në Konfederatën Mediterane të Hendbollit, president i të cilës është Francesco Purromuto nga Italia, një mik i madh i FHK-së.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 51,08 51,33 51,59
USD 48,23 48,47 48,71
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.