e martë, 21 shkurt 2012, 16:53
Vettel më i shpejti
Vettel ka shënuar kohën më të shpejtë të marten, të dytin për para-sezonin 2012, të Formula 1 në Barcelonë.
Një xhiro e vonshme nga kampioni në fuqi ka nxjerrë Red Bull RB8 si veturën më të shpejtë në këtë seancë, me Force India dhe ngasësin Nico Hulkenberg, i cili ishte më i shpejti shumicën e kohës, që ra në pozitën e dytë.
Lewis Hamilton përfundoi i treti në listën e më të shpejtëve. Ai ishte më pak se çerek sekonde më i ngadalshëm se Vettel.