Sporte tjera

e diel, 19 shkurt 2012, 17:14

Obama i uron ditëlindjen Muhamed Alisë

Obama i uron ditëlindjen Muhamed Alisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përgëzuar bokserin e të gjitha kohërave, Muhamed Ali, në festën e tij të ditëlindjes, e cila u ndoq nga njerëz të famshëm të botës.

“Gëzuar ditëlindjen kampion”, i ka thënë Obama Alisë përmes video-mesazhit. “Si boksier, ju keni qenë spektakolar. Ju keni tronditur botën dhe e keni frymëzuar atë. Ju po e bëni një gjë të tillë edhe pas shumë titujsh legjendarë”, ka thënë Obama, transmeton REL.

Rreth 2,000 persona kanë ndjekur mbrëmjen gala, për të festuar ditëlindjen e Muhamed Alisë dhe për të gjeneruar miliona dollarë për “hulumtimin e tij të trurit”, një mision ky që nga familja konsiderohet tejet i rëndëishëm për luftën afro 30-vjeçare të Alisë me sëmundjen e Parkinsonit.

Muhamed Ali ka mbushur 70 vjet muajin e kaluar.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 51,08 51,33 51,59
USD 48,23 48,47 48,71
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.