Sporte tjera

e shtunë, 18 shkurt 2012, 17:13

Hirscher triumfon në sllallomin gjigant

Hirscher triumfon në sllallomin gjigant
Marcel Hirscher ka triumfuar në sllallomin gjigant të Banskos, i cili po mbahet në bjeshkët e Bulgarisë. Skitari austriak e ka mbyllur garën për kohën 2’25"35. 

I dyti u rendit italiani Massimiliano Blardone, duke përfunduar për kohën 2’26"74, vetëm 1"39 prapa fituesit të garës.
Në pozitën e tretë përfundoi një tjetër skitar austriak, Marcel Mathis (2’26"81). 

Gara u karakterizua me gabimin e amerikanit Ted Ligety, i cili ishte lider deri në gjysmën e garës, por e bëri një gabim kolosal në gjysmën e dytë dhe përfundoi i 27-ti, më shumë se 7” nga kryesimi.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 51,08 51,33 51,59
USD 48,23 48,47 48,71
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.