e premte, 03 shkurt 2012, 13:23
Rikthehet në ring Tefik Bajrami
Tefik "Uragan" Bajrami do të marrë pjesë në turneun e boksit në kategorinë e rëndë që do të mbahet më 13 prill në Paris, e që organizohet nga organizata "Bigger’s Better".
Turneu që do të transmetohet në televizionin sportiv evropian Eurosport pritet ta shohë për protagonist shqiptarin e jashtëzakonshëm që tash së fundmi u inkuadrua në boksin profesionist. Tefik Bajrami përndryshe do të boksojë edhe para publikut vendas, më 14 korrik në Podujevë.