Sporte tjera

e enjte, 02 shkurt 2012, 14:44

Bora pengon prezantimin e Ferrarit

Bora pengon prezantimin e Ferrarit
Skuderia e Ferrarit u detyrua të anulojë promovimin e makinës për sezonin e ardhshëm në Formula 1 për shkak të borës dhe temperaturave shumë të ulëta  në Itali. Prezantimi ishte planifikuar për ditën e premte në Maranello, por pas anulimit makina e re do të prezantohet të hënën në “Jerez” të Spanjës, para testimit të parë para-sezonit. 

“Ne e morëm këtë vendim për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe vështirësive që do të përballet me adhuruesit, anëtarët e ekipit dhe të medias,” – thuhej në deklaratën e Ferrari. 

Deri më tani, makinat e tyre i kanë prezantuar vetëm Keterhem dhe McLaren, ndërsa ekipet e tjera do të bëjnë në ditët e ardhshme. 

Ferrari sezonin e kaluar përfundoi i treti në kampionatin e konstruktorëve, ndërsa Fernando Alonso ishte i katërti ndër shoferët, dhe Felipe Massa i gjashtë. 



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 51,08 51,33 51,59
USD 48,23 48,47 48,71
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.