e enjte, 02 shkurt 2012, 12:36
Ndahet nga jeta trajneri legjendar i Muhamed Ali, Dandi
Anxhelo Dandi, i njohur për më shumë se dy dekada si trajneri i boksierit legjendar Muhammad Ali, u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare. Pak kohë më parë, Ali festoi 70 vjetorin e lindjes dhe në festën private mes miqve ishte i pranishëm edhe Dandi, i cili pati rastin të kujtonte duelet më të mëdha që kishin përballuar së bashku.
Dandi ka punuar gjithashtu me 15 boksierë të tjerë, të kurorëzuar si kampionë bote. Mes tyre bien në sy emrat e Sugar Ray Leonard, Xhorxh Foreman dhe Xhimi Ellis, por ndër të gjithë këta spikat Muhammad Ali.
Trajneri Dandi ishte faktori kryesor në fitoren e bujshme të Muhamed Ali ndaj Foreman në vitin 1974, që u konsiderua në atë kohë si ndeshja e vitit.