Sporte tjera

e martë, 31 janar 2012, 20:49

Majlinda Kelmendi në ‘Grand Prix Paris‏’

Majlinda Kelmendi në ‘Grand Prix Paris‏’
Majlinda Kelmendi do ta ketë sfidën e saj të radhës nw Paris të Francës, ku do të mbahet evenimenti i radhës, Grand Prix.

Olimpistja e vetme kosovare do të udhëtojë drejt kryeqytetit francez të premten, më 3 shkurt, ndërsa para kësaj gare, trajneri i Majlindës, Driton Kuka do ta mbaje një konferencë për gazetarë, nesër.
Kuka do t’i njoftojë gazetarët për rëndësinë e garës si dhe për ecurinë e punës në gjetjen e sponsorit kosovar të ekipit të Kosovës në Olimpiadë. 

Majlinda Kelmendi gjatë tre muajve të fundit të vitit 2011 ka fituar tre tituj, të cilët ia kanë mundësuar asaj pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.  Majlinda është vetëm 21 vjeçe dhe e ka mundësinë që të marrë pjesë në tri Olimpiadat e ardhme: 2012, 2016 dhe 2020. 

Në klubin e saj të xhudos, Nora Gjakova është sportistja tjetër kosovare që ka fituar pikë olimpike. 
Në Kosovë, asnjë sportist tjetër nuk ka arritur të fitojë pikë të tilla apo të marrë pjesë në gara të atij niveli.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 51,08 51,33 51,59
USD 48,23 48,47 48,71
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.