e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:51
Lavezzi: E prisja fitoren
Ezequiel Lavezzi ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes, në fitoren e Napolit ndaj Chelseas, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy gola, në fitoren 3-1 ndaj ekipit anglez. Ai thotë se e kishte pritur fitoren ndaj skuadrës së Andre Villas Boas.
“E prisja fitoren. Ishim përgatitur mirë për këtë ndeshje, duke ushtruar edhe ne sulmuesit për fazën defanzive. Në fakt, e kemi bërë një punë të mirë të gjithë. Duhet të mbetemi të koncentruar, por ky rezultat na jep besim të madh për ndeshjen e kthimit në Londër”, deklaroi Lavezzi pas ndeshjes për ‘Sky Sport’.