Futboll

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:47

Lëndohet Terry, duhet të operohet

Lëndohet Terry, duhet të operohet
John Terry nuk mundi ta ndihmonte Chelsean mbrëmë ndaj Napolit, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi anglez u detyrua të heq dorë nga kjo ndeshje për shkak të një problemi me gjurin e djathtë.
Sipas mediave britanike, përfaqësuesi anglez duhet të operohet këto ditë në Londër. 

Si rezultat i këtij operimi, ai do të mbetet jashtë fushës së blertë për dy muaj. Të hënën ai kishte stërvitur rregullisht me skuadrën në Napoli, por të martën paradite ka ndier dhimbje të mëdha në gju. 
31 vjeçari, i cili nuk luan nga fundi i janarit, duket se e ka pësuar lëndimin qysh më 8 janar, por që më pas ka luajtur edhe disa ndeshje, para se të dorëzohej.



 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.