e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:44
Napoli drejt çerekfinales
Napoli e ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Skuadra italiane e mposhti sonte Chelsean me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë të së tetës së finales, e cila u zhvillua në Itali.
Ekipi i Walter Mazzarrit bëri kthesë të madhe, pasi që fillimisht ishte në disavantazh, pas golit të shënuar nga ana e Juan Matës për mysafirët, në minutën e 27-të.
Më pas, Ezequel Lavezzi i barazoi shifrat në minutën e 38-të, kurse Edinson Cavani i kaloi mikpritësit përpara në minutën e fundit të pjesës së dytë.
Ndërkaq, sulmuesi argjentinas Lavezzi e shënoi golin e qetësisë në minutën e 65-të, pasi e mori një top të artë nga Cavani, që përfitoi nga një gabim i David Luiz.
Azzurrët e bënë një hap të madh drejt çerekfinales, edhe pse duhet të pritet ndeshja e kthimit, e cila do të zhvillohet pas tri javësh në stadiumin Stamford Bridge të Londrës.