Futboll

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 11:55

Dejvid Bekam, sportisti më me stil

Dejvid Bekam, sportisti më me stil
Dejvid Bekam së bashku me djalin e tij, Kruz, mori çmimin e sportistit të veshur më së miri, i cili kësaj radhe iu dha në manifestimin e fëmijëve "Cartoon Network Hall Of Game Awards".

Bekam mori çmimin nga adhuruesit e televizionit që transmeton filma vizatimorë "Cartoon Network", dhe për të votuan publiku deri në 17 vjeç.

Futbollisti i famshëm në ceremoninë për dhënien e çmimit u shfaq i shoqëruar nga fëmija më i vogël Kruz, me të cilin u ngjit në skenë dhe u falënderua për çmimin. Përndryshe, Bekam rregullisht merr bijtë e tij me vete në ngjarje të ndryshme, më çka ai konfirmon atë që ka thënë kohët e fundit, që fëmijët e tij gjithmonë janë në rend të parë.

Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe ylli i Miami Heat, basketbollisti Dwyane Wade, tenistja amerikane Serena Williams dhe lojtari i bejsbollit, Brian Wilson. 



 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.