Futboll

e martë, 21 shkurt 2012, 17:04

Wenger, 55 milionë për përforcime

Wenger, 55 milionë për përforcime
Arsenali ia ka bërë të ditur menaxherit Arsene Wenger se ka në dispozicion 55 milionë funte për t’i harxhuar gjatë verës. Daily Mail shkruan se bordi i Topçinjve do ta konfirmojë besimin ndaj Wenger gjatë verës duke i dhënë atij një buxhet të majmë për ta përforcuar skuadrën. 

Me buxhetin e ri, Wenger planifikon ta ndryshojë pamjen e skuadrës. Në mesin e dëshirave të francezit janë Mario Goetze, Lukas Podolski, Eden Hazard dhe Matias Suarez. Por, pavarësisht se do të ketë në dispozicion një buxhet të mjaftueshëm, Wenger e di se do të jetë vështirë t’i joshë lojtarët e përmendur, veçanërisht nëse dështon të sigurojë një përfundim në top katërsh.



 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.