Futboll

e premte, 03 shkurt 2012, 19:43

Terit i mirret shiriti i kapitenit

Terit i mirret shiriti  i kapitenit
Federata angleze e futbollit vendosi që John Terry nuk do të jetë kapiteni i Anglisë. Presidenti i FA-së David Bernstein, foli me drejtuesit e tjerë të federatës dhe në fund vendosën që mbrojtësit të Chealsit t’i hiqet shiriti i kapitenit edhe pa u përjashtuar nga kombëtarja.

 Ky është çmimi që 31 vjeçari po paguan për akuzën e thirrjeve raciste, tetorin e kaluar ndaj Anton Ferdinand, për të cilat do të përgjigjet në gjykatë, në muajin korrik.Nëse vendimi do të konfirmohet, Terry do ta humbasë shiritin e kapitenit për herë të dytë. Në shkurt të 210 ishte vetë Cappello ai që e zhvlerësoi për marrëdhënien që pati me të fejuarën e shokut të skuadrës Wayne Bridge.



 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.