Futboll

e enjte, 02 shkurt 2012, 19:26

Italia do miqësore me Shqipërinë

Italia do miqësore me Shqipërinë
Përfaqësuesja e Italisë është e gatshme të luajë një miqësore me Shqipërinë e së njëjtës grupmoshë. Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një ftesë homologes së vendit fqinj për një ndeshje më datë 29 shkurt, datë kjo e lirë nga FIFA. Italianët kanë kthyer një përgjigje, pjesërisht pozitive.

Ata nuk mund të luajnë një ndeshje në këtë datë për shkak se e kanë fiksuar kundërshtarin për këtë përballje kohë më parë, por ata janë të gatshëm për një datë të re. FSHF dhe Federata italiane po punojnë për të gjetur kohën e përshtatshme për këtë takim. Ndërkohë FSHF është ende në kërkim të një kundërshtari për 29 shkurtin.



 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.