Futboll

e enjte, 02 shkurt 2012, 12:58

Renditja IFFHS: Barcelona mbetet e para në botë

Renditja IFFHS: Barcelona mbetet e para në botë
BESNIK SHABANI
Skuadra e Barcelonës mbetet ende skuadra më e mirë në botë. Sipas renditjes më të re të IFFHS-së për muajin janar, skuadra kampione e Botës, Evropës dhe Spanjës, Barcelona renditet në pozitën e parë me 359 pikë, duke lënë në vendin e dytë rivalin e përbetuar, Real Madridin me 302 pikë.

Skuadra argjentinase e Velez Sarsfild mbetet në pozitën e tretë, ndërkohë në pozitat katër dhe pesë renditen dy  skudrat nga Mançesteri, Junajtedi dhe Siti, për të vijuar më pas skuadra braziliane e Santoshit. 

Befasisht lartë të ranguara mbesin dy skuadrat kiliane Universidad De Chile dhe Universiteti Chatolica,  skuadra këto që renditen në pozitat 7 dhe 8, ndërkohë pozita e 9-të është e rezervuar për dy skuadrat portugeze, Sportingun e Lisbonës dhe Benfikën.

TOP-10 mbyllet me skuadrën gjermane të Shallkes, ndërsa është interesante që asnjë ekipi i ligave italiane dhe franceze nuk ndodhen në top-dhjetëshen e kësaj renditje. 

Nga skuadrat italiane, më mirë i ranguar është Interi që ndodhet në pozitën e 21-të, ndërsa nga ato franceze Paris Sen Zhermeni që renditet në pozitën e 11-të menjëherë pas Shallkes. 

Rabotniçki mbetet skuadra më mirë e ranguar nga Maqedonia. “Romantikët” renditen në pozitën e 174-të, ndërkohë Metalurgu sipas renditjes më të re të IFFHS nga gjithsej 400 skuadra, ndodhet në pozitën e 327-të. 


Kështu renditen top 10 skuadrat e muajit janar:
1. Barcelona (Spanjë) 359,0 pikë 
2. Real Madrid (Spanjë) 302,0 
3. Velez Sarsfild (Argjentinë) 271,0 
4. Mançester Junajted (Angli) 260,0 
5. Mançester Siti (Angli) 241,0 
6. Santosh (Brazil) 238,0 
7. Universidad de Kili (Kili) 234,0 
8. Universiteti Katolik (Kili) 230,0 
9. Sporting Lisbona dhe Benfika (Portugali) 222,0 
10. Shalke  (Gjermani) 221,0





 

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.