e shtunë, 30 qershor 2012, 19:02
Casillas pranë rekordit historik
Nëse Spanja mund Italinë në finalen e Kievit nesër në mbrëmje do të vendosë një rekord të ri. Si kombëtare do të jetë e para në historinë e futbollit që do të fitojë tre kompeticionet më të rëndësishme rresh Europian-Botëror-Europian, por kapiteni i saj, Iker Casillas do të arrinte një rekord personal.
Casillas ka veshur fanellën e Spannjës në 136 takime dhe nëse fitojnë nesër do të ishte i pari në historinë e futbollit që do të arrinte shifrën e 100 fitoreve me kombëtaren.
Por Italia shpreson që rekordi i Casillas të shtyhet për në miqësoret e gushtit. Të presim e të shohim.