e hënë, 25 qershor 2012, 10:30
EURO 2012: Italia gjysmëfinalisti i fundit
Italia e ka mposhtur Anglinë me rezultat 4:2 pas ekzekutimit të penalltive, duke avancuar kështu në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Alesandro Diamanti shënoi golin vendimtar në ruletin e penaltive, pasi që ekipet në kohën e rregullt dhe pas lojës shtesë nuk shënuan asnjë gol.
Ndeshja e së dielës ishte përplasja e parë mes dy ekipeve për më shumë se një dekadë. Tani Italia në gjysmëfinale do të luajë kundër Gjermanisë, kampiones së trefishtë evropiane.
Në gjysmëfinalen tjetër, Spanja do të luajë kundër Portugalisë, pasi që mposhti Francën me rezultat 2:0 në kuadër të çerekfinales, që u luajt të shtunën në Donjetsk të Ukrainës.