e martë, 07 shkurt 2012, 17:04
Shaqiri ka nënshkruar me Bajernin e Munihut?
Brenda javës skuadra e njohur gjermane e Bajernit të Munihut pritet të konfirmojë nënshkrimin e kontratës me yllin shqiptar të Bazelit, Xherdan Shaqiri.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, drejtuesit e të dyja skuadrave tashmë kanë arritur marrëveshjen, sipas së cilës 20-vjeçari me prejardhje nga Gjilani i Kosovës do të transferohet në “Alianc Arena” për 9 milionë euro, shumë e cila do të rritet nëse futbollisti shqiptar arrin të plotësojë disa objektiva gjatë viteve të para me klubin “bavarez”.
Gazeta po ashtu shkruan se kosovari me nënshtetësi zvicerane do të nënshkruajë kontratë për katër vite me Bajernin, ndërsa transferimi i tij do të kompletohet gjatë verës.
Shaqiri do të luajë pikërisht kundër Bajernit më vonë gjatë këtij muaji, kur Bazeli do të përballet me gjigantët e Bundesligës në kuadër në 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.