e enjte, 19 janar 2012, 00:31
Asgjë e re në Bernabeu, Barcelona turpëron Realin
Barcelona sërish fiton në Santiago Benabeu, dhe sërish është afër ta eliminon rivalin më të madh Real Madridin nga Kupa e Spanjës. Në mungesë të sulmuesve, kësaj radhe për fitoren e “katalonasve” u përkujdesën mbrojtësit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Spanjës.
Madrilienët kaluan të parët në epërsi me një gol të shënuar nga Kristiano Ronaldo, i cili e shftrytëzoi kundërsulmin e parë të rrezikshëm. Mysafirët reaguan në dy tri raste pas këtij goli të portugezit.
Aleksis Sançez disa minuta më vonë qëlloi shtyllën, ndërsa Andres Iniesta, nga afërsia gjuajti mbi portën e Kasiljasit duke mos e shfrytëzuar një aksion si nga abetarja e futbollit.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona përmes kapitenit Karles Pujoll barazoi rezultatin në 1:1, ndërkohë për fitoren e Barcelonës në këtë ndeshje u përkujdes francezi Erik Abidal i cili në stilin e një sulmuesi të spikatur me një goditje për tokë nga brendia e zonës mposhti edhe për herë të dytë në këtë ndeshje Kasiljasin.
Në këtë gol të shënuar nga ana e Abidalit, vlen të përmendet edhe asistimi perfekt i futbollistit më të mirënë botë Lionel Messi. Barcelona edhe në këtë ndeshje ka kontrolluar lojën deri në fund për tu bërë “egjeli” i mbretërve.
Historia ndërmjet këtyre dy skuadrave gjigande të Spanjës tashmë është barazuar. Reali dhe Barcelona kanë nga 86 fitore secila, një garë kjo e nisur që nga viti 1902.