Basketboll

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:54

Spurs ‘shkatërrohen’ në Portland

Spurs ‘shkatërrohen’ në Portland
San Antonio Spurs janë shkatërruar nga Portlandi. Trail Blazers kështu e ndalën serinë prej 11 fitoresh radhazi të Spurs. Portlandi fitoi me 40 pikë epërsi ndaj Spurs, të cilët luajtën pa Tony Parker e Tim Duncan, të cilët i pushoi trajneri Gregg Popovich, plus Manu Ginobili e Thiago Splitter të lënduar.

Miami e mposhti Sacramenton në 12 sekondat e fundit dhe arriti në fitoren e shtatë rresht, ndërsa mbrojtja e Memphisit e ndali Philadelphian. Fitore të çmuar regjistroi Clevelandi, i cili bëri rikthim në rezultat në duel me Detroitin.

Rezultatet:
Portland – San Antonio 137-97
Cleveland – Detroit 101-100
Miami – Sacramento 120-108
Memphis – Philadelphia 89-76
Indiana – New Orleans 117-108



 




RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.