Basketboll

e martë, 21 shkurt 2012, 16:41

Lakers udhëheqet nga ylli Bryant

Lakers udhëheqet nga ylli Bryant
Los Angeles Lakers është udhëhequr nga ylli Kobe Bryant, i cili realizoi 28 pikë, në fitoren ndaj Portlandit.
Ndërkohë, San Antonio Spurs e regjistroi fitoren e 11-të rresht, pasi bëri rikthim sensacional ndaj Utah. 

Mbrëmë ishte nata e Dirk Nowitzkit. Basketbollisti gjerman i Dallas Maericks e kaloi ish basketbollistin Parish, duke u bërë koshashënuesi i 20-të më i mirë i të gjitha kohëve në kampionatin amerikan të basketbollit – NBA. 

Kevin Durant dhe Russell Westbrook realizuan nga 31 pikë për kokë, për t’i dhënë fund serisë prej tri fitoresh rresht të New Orleans.

Rezultatet:

Oklahoma City – New Orleans 101-93
Utah – San Antonio 102-106
Golden State – LA Clippers 104-97
LA Lakers – Portland 103-92
Dallas – Boston 89-73
New York – New Jersey 92-100
Chicago – Atlanta 90-79
Milwaukee – Orlando 90-93
Denver – Minnesota 103-101
Houston – Memphis 97-93
Phoenix – Washington 104-88



 




RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.