e diel, 19 shkurt 2012, 17:11
San Antonio triumfon kundër L.A.Clippers
Derbi i mbrëmjes së kaluar i takoi klubit nga Texasi, San Antonio pasi fitoi kundër L.A. Clippers me rezultat 103:100, dhe lojtari më meritor ishte Gary Neal, i cili shënoi tre pikëshin për vazhdime, dhe më vonë për triumf. Neal përfundoi ndeshjen me 17 pikë, ndërsa lojtari më i mirë ishte Tony Parker Spurs me 30 pikë dhe dhjetë asistime.
Tek Clippersat, Chris Paul humbi gjuajtjen e fundit për tre pikë, dhe kështu ndeshjen e përfundoi me 21 pikë, ndërsa Blake Griffin, shënoi 22 pikë dhe kishte 20 kërcime.
Chicago u mund me rezultat 97:85 nga New Jersey, në të cilën ndeshje lojtari më efikas ishte Deron Williams me 29 pikë dhe tetë asistime. Williamsin e ndihmoi edhe Chris Humphries, i cili shënoi 24 pikë dhe kishte 18 kërcime, ndërsa tek Bullsat, në mungesë të Derrick Rose, Carlos Boozer dhe Mike James shënuan nga 16 pikë.