e shtunë, 18 shkurt 2012, 17:05
Basketboll: Kosova humb nga Vigori
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga ekipi Maqedonas, Vigori, në ndeshjen miqësore që u zhvillua për nder të 4 vjetorit të shpalljet së Pavarësisë së Kosovës.
Kosovaret pësuan humbje nga kampionet e Maqedonisë me rezultat 49:57 (11:13, 11:13, 17:16, 10:15).
Ndeshja u zhvillua në kushte tejet të vështira, në palestër të ftohtë dhe lojtaret e dy palëve kishin vështirësi në ndërtimin e aksioneve të duhura dhe realizimin e tyre në përgjithësi. Ndonëse u munduan shumë, anëtaret e Përfaqësueses së Kosovës nuk ia dolën që të arrijnë rezultat më të mirë, pos disfatës me 8 pikë disavantazh.