e premte, 17 shkurt 2012, 13:41
Chicago, pa Rose e ‘fundosi’ Bostonin
Chicago, edhe pse luajti pa yllin Derrick Rose, i lënduar, e regjistroi fitoren e shtatë në tetë ndeshjet e fundit, këtë radhë ndaj Bostonit.
Indiana ishte më e mirë se Neë Jersey, kurse Clippers bënë rikthim të madh dhe e mposhtën Portlandin, në njërën nga tri ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.
Rezultatet
Indiana – New Jersey 93-88
Chicago – Boston 89-80
Portland – LA Clippers 71-74