Basketboll

e enjte, 16 shkurt 2012, 16:41

Shkëlqen Lin, Nju Jorku del fitues

Shkëlqen Lin, Nju Jorku del fitues
Xheremi Lin vërtet nuk e ka ndërmend të ndalet. Basketbollisti i ri kinez ka shkëlqyer sërish mbrëmë në “Medison Skuer Garden”, por kësaj radhe u shndërrua në ‘assist-man’, duke dhuruar 13 sosh, në fitoren e Nju Jorkut ndaj Sakramentos.

Nju Jorku shënoi fitore me rezultatin 100:85.  San Antonio e regjistroi fitoren e nëntë rresht në Toronto, kurse Oklahoma Siti humbi nga Hjustoni. 

Orlando e fundosi Filadelfian falë gjuajtjeve nga treshet, ndërsa Bostoni u tregua i pafuqishëm në mbrojtje, kurse nga kjo përftoi Detroiti. 

Fitore shënuan edhe Memfisi, Klivlendi, Minesota, Dallass, Atlanta, Portlandi dhe Los Anxhelos Klipersi. 



Rezultatet: 
Toronto – San Antonio 106-113
Orlando – Philadelphia 103-87
Boston – Detroit 88-98
New Jersey – Memphis 100-105
New York – Sacramento 100-85
Cleveland – Indana 98-87
Houston – Oklahoma City 96-95
Minnesota – Charlotte 102-90
Dallas – Denver 102-84
Phoenix – Atlanta 99-101
Golden State – Portland 91-93
LA Clippers – Washington 102-84
New Orleans – Milwaukee 92-89




 




RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.