e mërkurë, 15 shkurt 2012, 17:00
NBA: Lin shënon, Nju Jorku fiton
BESNIK SHABANI
Xheremi Lin ka vazhduar të shkëlqejë në petkun e skuadrës së Nju Jorkut duke e udhëhequr këtë skuadër drejt fitores së radhës, të shënuar ndaj Torontos mbrëmë vonë.
Lin realizoi 27 pikë për ekipin e D’Antoni, përfshirë këtu edhe treshen vendimtare në sekondat e fundit.
Majami e fitoi ndeshjen e tretë rradhazi si mysafirë në po aq ditë duke dalë fitues përballë Indianës 105:90, kurse Oklahoma Siti dominoi ndaj Jutas, skuadër kjo e cila pësoi edhe një disfatë tjetër pas asaj kundër Nju Orlinist.
Të sigurt u treguan edhe Los Anxhelos Lejkersi, Denveri dhe San Antonio, skuadër kjo e cila mundi Detroitin si mysafir me rezultatin 99:95.
Një ndeshje mjaft emocionuese me gjithsej 236 pikë zhvilluan Çikago dhe Sakramento, në të cilën ndeshje në fund fitoresiu gëzuan “bullsat” me rezultatin 121:115.
Memfisi i’a doli të mposhtë Hjustonin me 10 pikë diferencëm 93:83, ndërkohë basketbollistët e Uashingtonit ishin të shkëlqyeshëm në transfertën ndaj Portlandit duke shënuar fitore me rezultatin 124:109.
Rezultatet
Toronto – New York 87-90
Indiana – Miami 90-105
LA Lakers – Atlanta 86-78
Detroit – San Antonio 95-99
Chicago – Sacramento 121-115
Oklahoma City – Utah 111-85
Memphis – Houston 93-83
Denver – Phoenix 109-92
Portland – Washington 109-124