Basketboll

e enjte, 02 shkurt 2012, 14:52

Majami bie para Milluokit, ndërsa Oklahoma vazhdon me fitore

Majami bie para Milluokit, ndërsa Oklahoma vazhdon me fitore
DENIS SHABANI
Skuadra e Milluoki Baks edhe një herë është treguar e shkëlqyeshme ndaj favoritëve, kësaj radhe duke ndalur hovin e Majamit, ndaj të cilëve shënuan fitore me rezultatin 105-97. 

Kjo skuadër arrinë fitoren e tretë rishtazi, marrë edhe atë ndaj Lejekrsave. Ekipit të Majamit nuk i ndihmuan as 40 pikët e Lebron Xhejmsit, kurse Uejd shtoi 22. Te skuadra fituese më i dalluar ishte Brandon Xhenings me 31 pikë, ndërsa Gooden realizoi 17 pikëe 9 kërcime.

Në derbin e mbrëmjes Oklahoma ka festuar ndaj kampionëve të Dallas Maveriks me rezultatin 95-86. Deri te fitorja e 17-të nga gjithsej 21 takime, Oklahoma erdhi falë lojës së mirë në minutat e fundit të Rasell Uestbruk i cili këtë ndeshje e mbylli me 33 pikë, ndërsa nuk mungoi edhe ndihma e  Kevin Djurant që realizoi 23 pikë. Në anën tjetër tek “maveriksat” më të dalluar ishin Xheson Teri me 25 pikë  dhe Shoun Merion që realizoi 12 pikë e 10 kërcime. 


Në takimet tjera në NBA, u shënuan këto rezultate:
San Antonio - Houston 99-91
Orlando - Washington 109-103
Philadephia - Chicago 98-82
Boston - Toronto 100-64
New Jersey - Detroit 99-96
New Orleans - Phoenix 103-120
Minnesota - Indiana 99-109
Portland Trail - Charlotte 112-68
Utah - LA Clippers 105-107




 




RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.