Pas festimit ndaj Denverit, para Los Anxhellos Klierpsave u gjunjëzua edhe një ekip tjetër nga vet kreu i perendimit, Okllahoma Siti. Klipersat, kësaj rradhe ngadhnjyen në një ndeshje efikase, me 112-100, me ç’rast gjatë lojës kishin 50% precizitet për tri pikë.
Gjashtë lojtarë të tyre regjistruan pikë dyshifrore, më së shumti Kris Poll me 26 dhe Bllejk Grifin me 22. Poll kishte edhe 14 asiste, ndërsa Grifin shtatë kërcime. Mysafirëve nuk u mjaftuan 36 poenat e Kevin Durentit dhe 31 pikët e Rasell Vestbrukut.
Pas fitores të madhe natën e kaluar ndaj bullsave, Majami Hit ngadhnjeu sërish, duke vazhduar serinë e mirë. Viktimë e pestë e njëpasnjëshme e ekipit nga Florida ishte Nju Orleansi, që u mposht me 109-95. Serija prej 27-4 gjatë çerekut të dytë, ishte vendimtare për fitoren e Majamit. Lebron Xhejms dhe Dvejn Vejd udhëheqën edhe njëherë, të dytë duke shënuar nga 22 pikë.
Në shtatë takimet tjera të zhvilluara mbrëm në NBA, u arritën këto rezulate:
Philadelphia 76ers 74 : 69 Orlando Magic
Washington Wizards 88 : 98 Chicago Bulls
Miami Heat 109 : 95 New Orleans Hornets
Milwaukee Bucks 103 : 82 DetroitPistons
Memphis Grizzlies 73 : 83 San AntonioSpurs
Houston Rockets 108 : 120 Minnesota Timberwolves
Utah Jazz 93 : 89 Portland Trail Blazers
Phoenix Suns 99 : 122 Dallas Mavericks