e diel, 29 janar 2012, 18:59
NBA - Kobi then rekord, deri sa Lejkersat mposhten serish.
B.F
Skuadrat vendase ishin mjaft të suksesshme në përballjet e të shtunës në ligën më të fortë të basketbollit në botë- NBA. Nga gjashtë takimet e zhvilluara, nikoqirët i fituan pesë prej tyre. Në përballjen më interesante që u zhvillua në Bradley Qendrën, Milëaukee Bucks festuan përballë Los Angeles Lakersave me rezultat 100-89. Më i miri te mysafirët ishte Kobe Bryant, me 27 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime, me crast theu rekordin e Jerry Vestit me numrin e gjuajtjeve të lira të shënuara. Te vendasit, gjashtë basketbollist regjistruan pikë dyshifrore.
Philadelphia 76ers fituan përballë Detroit Pistonsit me 95-74, ndërsa Andre Iguodala në ditëlindjen e tij të 28-të regjistroi ‘triple-double’ për të tetën herë në karrierë. Në fitoren e 14-të të skuadrës së tij sivjet, Igudalla kontriboj me 10 pikë, poaq asiste dhe kërcime.
Në takimet tjera, Utah Jazz shënoi fitoren e 11- të të sezonit duke mposhtur Sacramenton me 96-93, Phoenix Suns ndërprenë serinë prej tri humbjesh radhazi duke fituar Memphisin me 86-84, Houston Rockets fituan ndaj Neë York Knicksave me 97-84, ndërsa skuadra e vetme që fitoi si mysafir ishte Uashington Vizards që mposhti Sharllotin me 102-99.