e premte, 27 janar 2012, 19:08
Rikthehet Bostoni
Bostoni ka bërë rikthim sensacional, duke e mposhtur Orlandon, në njërën nga dy ndeshjet e zhvilluara të enjten mbrëma në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.
Magic po udhëhiqnin me 27 pikë, mirëpo Celtics u rikthyen furishëm, për ta fituar krejt takimin.
“U dorëzuam dhe në fund Celtics na dënuar”, ka thënë basketbollisti i Orlandos, Dwight Howard pas ndeshjes. Pierce me shokë e befasuan kundërshtarin, duke fituar me 8 pikë avantazh.
Në duelin tjetër, Los Angeles Clippers, i udhëhequr nga Griffin, nuk dështoi në shtëpi, duke qenë më i suksesshëm se Memphisi.
Orlando – Boston 83-91
LA Clippers – Memphis 98-91