e enjte, 26 janar 2012, 12:24
NBA: Derbi i Los Anxhelosit ju takon “Lejkersave”
BESNIK SHABANI
Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit ka arritur që të del fitues në derbin e Los Anxhelosit duke mundur “Klipersat” me rezultatin 96:91. Si zakonisht Kobe Brajant ishte më i spikaturi duke realizuar 24 pikë, 12 pikë prej të cilëve në çerekun e katërt, për t’ia siguruar fitoren prej 5 pikësh avantazh, skuadrës së tij.
San Antonio regjistroi fitore komode ndaj Atlantas 105:83, kurse Lebron Xhejms e vendosi fitoren e Majamit në fund kundër Detroitit.
Çikago e pësoi humbjen e parë sezonale në shtëpi, duke u dorëzuar përballë Indianas, 90:95.
Milluoki e ndali serinë e fitoreve të Hjustonit duke i mundur këta të fundit me rezultatin 105:99, ndërsa Minesota e ‘pushtoi’ Dallasin, skuadër te e cila mungoi basketbollisti kryesor, Dirk Novitski. Nju Jorku ka pësuar sërish disfatë, kësaj radhe nga Klivlendi 91:81, Nju Xhersi si mysafir mundi Filadelfinë 97:90, ndërkohë Golden Stejt doli fitues përballë Portlandit, 101:93.
Uashingtoni shumë lehtë i’a doli përballë Sharllotit duke i mundur këta të fundit me rezultatin 92:75, Sakramento u mund bindshëm në shtëpi nga Denveri, 122:93, Oklahoma me 10 pikë diferëncë mundi Nju Orlinsin, 101:91, ndërsa në ndeshjen e fundit Toronto me rezultatin 111:106 shënoi fitore ndaj Jutas.
Rezultatet
LA Lakers – LA Clippers 96-91
Chicago – Indiana 90-95
San Antonio – Atlanta 105-83
Cleveland – New York 91-81
Detroit – Miami 98-101
Dallas – Minnesota 90-105
Philadelphia – New Jersey 90-97
Golden State – Portland 101-93
Houston – Milwaukee 99-105
Washington – Charlotte 92-75
Sacramento – Denver 93-122
Oklahoma City – New Orleans 101-91
Utah – Toronto 106-111