Basketboll

e mërkurë, 20 qershor 2012, 21:52

Miami Heat një fitore larg titullit në NBA

Miami Heat një fitore larg titullit në NBA
Ekipi i basketbollit të Miami Heat mposhti Oklahoma Citym Thunder me 104:94 për të arritur shumë pranë titullit në NBA.

Ekipi nga Florida në shtëpi natën e fundit ka ngritur numrin e fitoreve në 3-1 në kuadër të finales së madhe të NBA-së dhe tashmë të enjten mbrëma, Miami do të ketë mundësinë për të siguruar unazën e kampionatit.

Miami deri te triumfi i tretë me radhë në serinë finale erdhi në sajë të lojë së mirë kolektive të të gjithë lojtarëve, por edhe paraqitjes fantastike të treshes kryesore - LeBron James, Chris Bosh, Dwyane Wade, por edhe Mario Chalmers.

Chalmers shënoi 25 pikë, aq sa Wade, ndërsa një më pak shënoi James, i cili gjithashtu kishte 12 asistime, edhe pse në çerekun e tretë pësoi një dëmtim por, u kthye në atë të fundit. Russell Westbrook megjithëse ka shfaqur një ndeshje mjeshtërore, kjo për Thundersat duket se nuk ishte e mjaftueshme. Fundori organizator i Oklahomas, Westbrook  ka shënuar në total prej 43 pikësh, ndërsa lojtari më i mirë aktualisht i ekipit, Kevin Durent ka shtuar 28 pikë.

Ndeshja tjetër e serisë finale të NBA-së do të zhvillohet në natën mes të enjtes dhe të premtes, kur mund të bëhet e njohur edhe kush do t’ia merr kurorën e titullit kampionit aktual, Dallas Mavericks.



 




RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.