e diel, 22 korrik 2012, 18:26
Video - Kthimi i inteligjencës mund të ndihmojë zhvillimin dhe integrimin në BE
ZËRIJETA HAJRO JAJAGA
Nevoja për kthimin e “trurit” nga diaspora për të ndihmuar zhvillimin e vendeve amë është trajtuar edhe në Konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Durrës pak ditë më parë. Pjesëmarrësit kërkuan nga qeveritë përkatëse që të nagazhohen në këtë drejtim, pa anashkaluar rolin e diasporës.
Procesi i integrimit për shqiptart është më i rëndsishëm se hap rrugë integrimit kombtar dhe shkolla verore për studime evropiane, e cila ka mbledhur për një javë studentë nga të gjitha trojet shqiptare ka këtë synim ka theksuar Arsim Sinani drejtor i Akadems Diplomatike Shqiptare, e cila është bashkëorganizatore me UT-në dhë Ministrinë e Diasporës së Kosovës.
Gjersa ligjeruesit në këtë shkollë Mirela Bogdani dhe Isak Sherifi kanë theksuar se përfaqësimi i pjesëmarrësve në këtë shkollë nga të gjitha trojet shqiptare jep shumë mundësi që ata të shkembjenë përvoja, ide për integrimet.
“Natyra e kësaj shkolle, dhe pjesëmarrja e larmishme nga të tre shtetet, krijon që të hapen tema që kanë të bëjnë më integrimet shqiptare”, ka thënë Mirela Bogdani ligjeruese e UT-së.
Bogdani ka përmendur se diaspora nuk duhet që të jep vetëm remitanca, por edhe të bëjë kthimin e trurit. Ajo ka ftuar qeveritë e vendeve përkatëse që të ndihmoj në këtë drejtim. Sipas saj diaspora ka pasur më shumë suksese si individ, pro jo si komb.
Shkolla verore për integrime evropiane e mbshteur finaciarisht nga dikasteri i diaspores së Kosovës synon të mbledh të rinjtë shqiptar në Kosovë gjatë dimirit.