e shtunë, 30 qershor 2012, 18:42
VIDEO: 100 vite pas luftrave ballkanike ballkani nuk është evropjanizuar
BESIM ABDULLAI
Në konferencën dy ditore ndërkombëtare me temën “Ballkani dje, sot dhe nesër” e organizuar në kuadër të 100 vjetorit të luftërave ballkanike 1912-2012, nga instititi për studime politike dhe ndërkombëtare, jan sjellur studiues nga Maqedonia, Rajoni dhe nga vendet e BE-së, për të hedhur dritë mbi të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmën e ballkanit.
Sipas profesorëve nga universitet të ndryshme të rajonit kjo konferencë duhet konceptuar si një ngjarje e rëndësishme shkencore, meqë këtu janë shpalosur fakte të reja të historisë dhe fushave tjera.
Drejtori i Institutit Albanologjik Shefqet Zekolli tha se instituti të cilin e drejton ai gjithnjë do të jetë i hapur për bashkëpunim si edhe kësaj radhje me institutin për studime politike dhe ndërkombëtare.
Njëqind vjet pas luftërave ballkanike shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor akoma s’janë anëtarë të BE, fakt ky që dëshmon se ky rajon ende nuk është evropianizuar, madje shpesh herë ka bërë që politika evropiane të ballkanizohet u theksua me këtë rast.