e shtunë, 26 maj 2012, 18:02
VIDEO: “YLBERI 2012” - festivali mbarshqiptar i këngës për fëmijë
RINA TURKESHI-SAITI
Fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre pritnin rradhën në Sallën Univerzale në Shkup, për të parë nga afër Festivalin e Tridhjetë të këngës për Fëmijë “Ylberi 2012”. Ata patën rastin të dëgjojnë 18 këngë dhe të kënaqen nën interpretimin e moshatarëve të tyre të cilët garuan në festival.
Pas interpretimit tw tyre erdhi momenti i ndarjes së cmimeve, juria e festivalit cmimin e parë ia ndahu këngës “Eriku”, të interpretuar nga Roderika Ukelli nga Prishtina, cmimi i parë nga publiku ia nda Dea Hoxhës nga Shkupi me këngën “Justin Biber”, cmimet e dyta iu ndan 4 këngatrëve të vegjël : Bedri Osmani nga Gostivari, Leona Marku , Diana Tahiri dhe Dua Ahmeti nga Shkupi. Gjithashtu u ndan edhe cmimet e treta dhe cmimet për tekst, interpretime si dhe tri cmime nga produksionet dy vendase dhe një nga Kosova.
“Mbaroi edicioni i parë ku garuan gjithësejt 18 këngë, si cdo vit Ylberi po jep laramanin e saj me këngët e ndryshme të interpretuara nga fëmijët më të vegjël dhe besoj se të gjithë mbetën të kënaqur në sall ë edhe në opinion. E vetmja mangësi është se smund të kënaqim dëshirën e të gjithë fëmijëve që të bëhen pjesë e festivalit, ne si shqiptar kemi shumë talent, fëmijët kanë dëshirë shumë të madhe por ja mundësi I kishin vetëm ato 18 që garuan sivjet”, theksoi Mustafa Imeri.
Ndërkohë tashmë ka filluar edhe edicioni i dytë i festivalit i cili si në edicionin e parë është pushtuar nga numër i madh i të interesuarve.