Kulturë

e shtunë, 18 shkurt 2012, 19:37

Chaplinin e spiunonin

Chaplinin e spiunonin
Agjencia Informative e Britanisë së Madhe MI5 ka filluar të përcjell komedianin Charli Chaplin pak pasi që FBI e kishin shpallur majtist dhe kanë kërkuar nga autoritetet britanike hollësi për biografinë e tij. 
Nga dosie të cilin MI5 e kishte hapur në vitin 1952 shpalohet se byroja amerikane e hetimeve , FBI e ka përshkruar Chaplinin si një “përkrahës të komunistëve”.

Nuk është fshehtësi fakti se ylli i filmit pa fjalë, regjisori e kompozitori, mbi të gjitha aktori i zhanrit të komedisë, Charlie Chaplin 20 vitet e fundit të jetës së tij, i ka kaluar në egzil përkatësisht në Zvicër për shkak se të njëtit SHBA i kishin ndaluar kthimin në vendin ku Chaplin ka ndërtuar karrierën e tij. 

FBI ka dyshuar se Chaplin ka lindur në Francë e jo në Britani të  Madhe, mirëpo emrin e tij të vërtetë datën e lindjes dhe vendlindjen byros federale nuk ka mundur t’i ndihmojë as rrjeti britanik MI5.
Sido që të jetë edhe pse Chaplinit nuk iu lejua të kthehet në SHBA në vitin 1953, pesë vite më vonë MI5 i ka shkruar organizatës FBI-së se “dyshimet amerikane se Caplini mbështet komunistët dhe se është agjent i tyre janë të pabaza”.

Chaplini, i cili 20 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në ekzil, në një fshat të Zvicrës, ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe themele të palëkundshme në kinematografinë botërore. Ai përmes veprës së tij, por edhe paraqitjeve tjera publike, i është kundërvënë, ndër të parët, nacizmit. Ka qenë shumë i zëshëm edhe kundër racizmit.

Pas 20 vitesh të jetës në ekzil, organizatorët e festivalit kinematografik OSCAR, më në fund e kishin ftuar që ta shpërblejnë me Çmimin, ndër më prestigjiozët në botë. Disa mijëra pjesëmarrës janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur mbi dhjetë minuta, kur Chaplin, pas 20 vitesh jete në Zvicër, më në fund u kthye aty ku kishte lënë gjurmët më të mëdha të kinematografisë dhe veprave tjera artistike, në Holivood të SHBA-së.

Para se t’i ndahej çmimi, Charlie Chaplinit, iu dorëzua kapela dhe këpucët, të cilat i kishte prefiks pune në shumë role të tij prej aktori. Me rastin e paralajmërimit për çmimin Oscar, drejtuesi i festivalit iu kishte drejtuar pjesëmarrësve në sallë me fjalët:
‘Kur Charlie Chaplini foli, Holivudi heshti’!, duke aluduar kështu në oportunizmin e botës së artit gjatë kohë kur Chaplin ngriste zërin kundër sjelljeve ç‘njerëzore të regjimeve të ndryshme në botë, kundër nacizmit, racizmit, po edhe padrejtësive të shumta që i bëheshin njeriut në pjesë të ndryshme të botës, sidomos në Evropë ku nacizmi kishte përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, dhe në SHBA ku racizmi e apartheidi, ishin pjesë të përditshmërisë.

Më 1999, Instituti Amerikan i Filmit ka ranguar Chaplinin nën numrin 10, në listën e legjendave më të mëdha të të gjitha kohërave në ekran.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.