Kulturë

e premte, 17 shkurt 2012, 10:40

Botohet libri në anglisht i diplomatit Shaban Murati

Botohet libri në anglisht i diplomatit Shaban Murati
Diplomati dhe analisti i njohur shqiptar për çështjet ndërkombëtare Shaban Murati publikon me rastin e 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës librin me analiza "The albanian question. After the Independece of Kosovo".

Libri në fjalë përmban analiza që Murati i ka publikuar më parë, por këtë herë sillen në anglisht, në mënyrë që opinioni i gjerë ndërkombëtar të njohë pikëpamjet e shqiptarëve të Shqipërisë sa i takon çështjes së Kosovës.
"Shaban Murati është një nga diplomatët më të spikatur të vendit tonë", citohet Ilir Meta të ketë thënë për Muratin kur ai ishte Ministër i Jashtëm.

"Një libër i shkëlqyer i autorit Shaban Murati, diplomat, intelektual, dhe një specialistët më të njohur të çështjes shqiptare në territoret tona", - citohet ambasadori i parë i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula. Libri në fjalë është botuar nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Sipas botuesit të këtij libri, Ramiz Zekaj, libri në fjalë është "një analizë shkencore e situatës së re në rajon pas pavarësisë së Kosovës". Zekaj shton më tej në hyrje se "autori i librit e njeh Kosovën si shtet tjetër, por sa i takon çështjes shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë i njëjti shtet". 



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.