e enjte, 16 shkurt 2012, 11:55
Filarmonia e Maqedonisë do të performojë koncertin "Kafe në Paris"
Filarmonia e Maqedonisë sonte do ta mbajë një nga dy koncertet tematike të titulluara "Kafe në Paris".
Koncerti është inspiruar nga Parisi, qytet i dritës. Filharmonia e udhëhequr nga shkopi i dirigjentit Emil Tabakov do të përpiqen që publikun ta dërgojnë në një shëtitje muzikore nëpër Paris, të prezantuar përmes dy përfaqësueseve shumë të rëndësishëm të impresonzmit francez rrënjët e të cilit janë pikërisht në kryeqytetin francez.
Publiku do të ketë mundësi të shijojë koncertin për piano dhe orkestër g-dur nga Moris Ravel në performancë të pianistes maestrale, mysafire nga Bullgaria Plamena Magnova dhe në kompozim "Pasditja në një faunë" nga Klod Debsi me performimin e të cilit orkestra do të inkuadrohet në festimin e 150 vjetorit të lindjes së kompozitorit më të madh francez.
Në koncert, për herë të parë në Maqedoni do të dëgjohet orkestri me kompozimin "Zotëriu me trëndafil" nga Rihard Shtraus, vepër e një nga bastionëve të romantizimit muzikor.
Koncerti i dytë tematik me titull "Çaj në Londër" në program është javën e ardhshme më 23 shkurt.