e premte, 03 shkurt 2012, 16:29
Në Kërçovë do të mbahet manifestimi kulturor "Ta njohim pejngaberin Muhamed a.s"
Me rastin e festimit të ditëlindjes së profetit Muhamed a.s. sot Forumi Rinor Islam dega e Kërçovës për herë të tretë organizon manifestim kulturor-fetar me moton “Ta njohim pejngamberin Muhamed a.s.”.
Ne kuadër të manifestimit, i cili do te mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë është paraparë që ligjërata të mbajnë teologët Hasan Baftjari nga Shkupi dhe Qamili Rushiti nga Kërçova, ndërsa kori i gjimnazit të Kërçovës do të ekzekutojë ilahije në fund të programit do të shfaqet dokumentari mbi jetën e Muhamedit a.s.