e enjte, 02 shkurt 2012, 16:19
Promovohet programi i Teatrit shqiptar të Kumanovës
NEXHAT AQIFI
Në pallatin e kulturës në Kumanovë sot u promovua programi i Teatrit shqiptar për vitin 2012.
Në prezantimin e proekteve të reja të këtij teatri morri pjesë edhe sekretari shtetëror në ministrinë e kulturës Muzafer Bislimi.
Gjatë promovimit të programit udhëheqësi i Teatrit shqiptar Enver Halimi tha se trupa artistike shqiptare nga Kumanova sivjet do të paraqitet me tri premiera të reja . Këto do të jenë premierat e para zyrtare që nga themelimi i Teatrit Kumanovar gjatë vitit të kaluar.