Kulturë

e enjte, 02 shkurt 2012, 13:41

Regjisori kosovar Jeton Ahmetaj konkurron për Golden Lily

Regjisori kosovar Jeton Ahmetaj konkurron për Golden Lily
Regjisori kosovar, Jeton Ahmetaj, njofton se filmi i tij, “Gomarët e Kufirit” do të marrë pjesë në festivalin e filmin "Golden Lily". Sipas tij, filmi do të konkurrojë për çmimin e më të mirit.

Filmi kosovar "Gomarët e kufirit" është pranuar në garën zyrtare për çmimin kryesor "The Golden Lily", të festivalit filmik GoEast Film Festival, që organizohet nga Deutsches Filminstitut – DIF. Në festival marrin pjesë filmat nga 28 shtete të Evropës qendrore dhe të asaj lindore.

"Duke pasur parasysh se ky festival organizohet nga Instituti Gjerman i filmit - DIF, konsideroj se festivali është i një rëndësie të veçantë. Për mua ndërkaq është një nder i veçantë, sepse, veç kësaj, nga 18-24 prill do ta prezantoj Kosovën dhe filmin kosovar edhe në Ëiesbaden, të Gjermanisë”, theksoi Ahmetaj për mediat kosovare.

Sipas Ahmetajt, nëpërmjet këtij filmi atje do të prezantohet edhe puna e vetë QKK’së.
"Filmi 'Gomarët e Kufirit' deri tani ka marrë pjesë në shtatë festivale, dhe ka fituar gjashtë çmime. Shpresoj se edhe nga Gjermania të kthehem me një çmim", u shpreh Ahmetaj.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.