Kulturë

e martë, 31 janar 2012, 11:40

Prezantim i projektit për mobilitet të artistëve

Prezantim i projektit për mobilitet të artistëve
Qendra kulturore e të rinjve në BE Infoqendrën organizon prezantim final të projektit ndërkombëtar PLOTS, dedikuar për mobilitet dhe shkëmbim të përvojave midis artistëve, personave teknik dhe të punësuarve në institucionet teatrore.

"PLOTS është një program për shkëmbimin e artistëve, mbajtje të punëtorive, trajnime, hulumtime, produksione të reja... e thekson trashëgimin kulturore dhe njohuritë e personave të punësuar në institucionet teatrale në Evropë. 

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i Qendrës hulumtuese euromediterane për mobilitet të artistëve", informon Qendra kulturore për të rinj, e cila është partner në projektin i udhëhequr nga komuna italiane Leçe.

Partnerët tjerë janë teatri "Korea" nga Leçe, "Teatri Merkjuri" nga Kolçester, Angli, Teatri dramatik dhe i kukullave "Konstantin Veliçov" nga Pazarxhik, Bullgari, dhe teatri "Helen Modjeska" nga Legnica, Poloni.

Projekti PLOTS (Places Links Opportunities Transitions Stories) financiarisht është mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Kultura (2007-2013).



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.