Kulturë

e hënë, 25 qershor 2012, 12:18

Fillon "Shqip Film Fest", konkurrojnë 42 filma

Fillon "Shqip Film Fest", konkurrojnë 42 filma
Një restorant në Rugovë është pika ku do të startojë edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Shqip Film Fest”. Janë fiks dyzet e dy filma të shkurtër nga më shumë se njëzet vende të botës që garojnë për çmimet e festivalit. Maratona e shfaqjes së filmave nis me "Animal day" të regjisorit nga Irlanda Tommi Seitajoki, që do të shfaqet në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Festivali i cili në dy edicionet e kaluara është mbajtur në Pejë, sivjet do t’i ofrojë filmat në kryeqytet.
"Më e veçanta e këtij edicioni janë mysafirët. Tre nga anëtarët e jurisë janë fitues të çmimit ‘Oscar’”, thotë drejtori i "Shqip Film Fest",  Naser Rafuna, derisa ka shpjeguar se mes emrave që do të jenë pjesë e “Shqip Film Fest” janë Zach Hyer, Waleed Moursi dhe Rajeev Dassani.

Rafuna ka dhënë edhe shpjegimet pse hapja e festivalit sivjet nuk do të bëhet në Pejë.

"Për hir të promovimit të traditës, kemi vendosur që të zhvendosemi në Rugovë", ka thënë ai.
Sipas Rafunës, "Shqip Film Fest" ka nisur të marrë një kahe tjetër nga ky edicion.
"Ky festival ka nisur në Pejë, por ne pretendojmë që shfaqjen e filmave ta lëvizim nga edicioni në edicion. Në vitet e ardhshme do të zhvendosemi edhe në Tiranë, Shkup e deri në vendet tjera në Evropë apo Amerikë. Festivali do të udhëtojë kudo që ka shqiptar", - ka thënë ai.

Rafuna është shprehur i kënaqur me edicionet e kaluara të festivalit dhe mbi këtë bazë parashikon suksesin e edicionit të tretë.

"Për dallim nga edicioni i parë dhe i dytë, festivali sivjet është zgjeruar edhe më shumë, qoftë nga numri i filmave apo edhe kualiteti i mysafirëve që janë pjesë e tij", - ka thënë Rafuna.

"Shqip Film Fest" do të përmbyllet në Prishtinë, më 30 të këtij muaji, në ceremoninë që do të mbahet në amfiteatrin e "American School of Kosova", ku do të ndahen shtatë çmime.

Në mesin e 42 filmave që garojnë për çmimet e festivalit janë "Bread" e Koray Sevdinit nga Turqia, "Baba" i Gledis Bicas nga Shqipëria, "Something Fishy" e Ben Young nga Australia, "Just the Three of Us" e Giampietro Balia nga Estonia, "Photo" e Enrique Sanchez nga Spanja, "Planes that fall" e Mario Pireddas nga Kuba, e të tjera.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,38 61,68 61,99
CHF 49,19 49,44 49,69
USD 47,70 47,94 48,18
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.