e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:41
Rrah të miturin, i hakmerret për të birin
Në shkollën fillore “Ibe Palikuqe” në fshatin Bojanë, është prishur rendi dhe qetësia publike, pasi 39-vjeçari E.M (1969) nga fshati Bojanë – Shkup, ka sulmuar fizikisht të miturin N.I (2001) po ashtu nga i njëjti fshat.
Pasi E.M ka takuar të miturin në oborrin e shkollës, ka filluar ta rrah me shuplaka, ndërsa arsyeja për një veprim të tillë thuhet se ka qenë zënka e mëhershme mes N.I dhe të birit të tij.
Të miturit menjëherë i është ofruar ndihmë mjekësore në Poliklinikën-Bukuresht dhe nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime trupor. Stacioni policor Karposh ka marrë të gjitha masat për shqyrtimin e rastit.