e premte, 03 shkurt 2012, 18:39
Tentim për plaçkitje në “Tobako 1”
Në “Tobako 1” në Shkup, më saktë në bulevardin Jane Sandanski”, person i maskuar, me thikë në dorë ka kryer plaçkitje në tentim ndaj të punësuarit B.F (32 vjeç) nga Shkupi.
Pasi që i njëjti i është kundërshtuar, plaçkitësi me thikë e ka prerë në krahun e majtë dhe është arratisë nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e policës janë marrë të gjitha masat për gjetjen e personit.