e mërkurë, 01 shkurt 2012, 13:03
Shkup: Grabiten para dhe stoli ari
Grabitjet e shtëpive kanë vijuar në Shkup ku MPB ka regjistruar grabitjen e radhës që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Plaçkitësit kanë grabitur një apartament në bulevardin “AVNOJ”, edhe atë në periudhën kohore nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pikërisht kur pronari S.T kishte dalës jashtë dhe nuk kishte pas njeri brenda në apartament.
Grabitësi përmes një mjeti të fortë ka arritur që të hap derën e apartamentit dhe ka arritur të gjejë gjësendet me vlerë të pronarit të shtëpisë. Siç bëhet e ditur nga policia, grabitësi ka arritur që të marrë 9.150 euro si dhe stoli ari me një vlerë prej mbi 5 mijë euro. MPB ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet.